Një mbret ilir në muzeun Tübingen

Stefan Krmnicek
Përktheu : Elvana Metalla

Në koleksionin e Tübingenit ekziston një monedhë që nxjerr në pah historinë e ngjarjeve të Ballkanit Perëndimor në fillim të shekullit III-të para Krishtit. Kjo monedhë duhet të jetë me interes të veçantë për shumë njerëz, rrënjët e të cilave qëndrojnë në këtë rajon, por që është gjetur edhe në Gjermani.

Monedha me numrin e inventarit të Tübingen SNG 1508 është një monedhë argjendi me peshë 10,49 g dhe diametër pak më pak se 22 mm. Në pjesën e përparme shohim një lopë që qëndron në të djathtë. Lopa e ka kthyer kokën drejt një viçi që thith nën të. Në pjesën e sipërme mbi lopën, është përshkruar nofulla e derrit Calydonian – një përbindësh nga mitologjia greke. Motivi qëndror në anën e pasme të monedhës mund të përshkruhet më së miri si një zbukurim me stoli vendosur në një drejtkëndësh me vijë të dyfishtë. Shkronjat që ndodhen rreth këtij mbishkrimi ΒΑΣΙΛΕΩΣ ΜΟΝΟΥΝΙΟΥ (i mbretit Monun) si edhe Δ dhe Y (DY) me shkronja greke.

Nga mbishkrimi mund të identifikojmë personin e kësaj monedhe : që mesa duket është mbreti Monun. Pak fakte historike njihen rreth Monunit, monedhat e tij janë e vetmja trashëgimi e drejtpërdrejtë. Nga burimet e shkruara të shekujve II-III pas Krishtit, të tilla si shkrimet e udhëtarit Pausania apo historianit Justin, i cili nga ana e tij u referohet shkrimeve të humbura të historianit Pompeius Trogus, të paktën mund të rindërtojmë afërsisht situatën e përgjithshme politike në Ballkanin Perëndimor në kohën e Monunit. Mbreti Monun ishte një sundimtar lokal, fuqia dhe ndikimi i të cilit në rajon rreth vitit 280 para Krishtit ishte padyshim aq i madh sa ai ishte në gjendje të ndërhynte në politikën e jashtme në konfliktet midis fuqive të mëdha helenistike Epirit dhe Maqedonisë si edhe mund të përfshihej në rrjedhën e lëvizjeve të migrimit kelt. E rëndësishme në këtë kontekst është edhe interpretimi i një përkrenare bronzi në Liqenin e Ohrit ndërmjet Shqipërisë së sotme dhe Maqedonisë së Veriut. Një mbishkrim me pikëzime në pjesën e mbrojtur të qafës tregon se përkrenarja (sot në koleksionin antik te Muzeut te Berlinit) ishte mbajtur nga një ushtar që i përkiste mbretit Monun.

Rückseite einer Silbermünze des illyrischen Königs Monounios, Tüb. Inv. SNG 1508. Foto: Stefan Krmnicek, Universität Tübingen.

Monedhat janë një tjetër burim i rëndësishëm për rindërtimin e sferës territoriale të pushtetit dhe ndikimit të mbretit Monun. Siç mund të shihet nga shkurtesa ΔΥ në legjendën në anën e pasme, kjo monedhe është prerë në Dyrrhachium, Durrësi i sotëm në Shqipëri. Me skemën e saj, monedha ndjek llojet e mëparshme të pandryshuara të monedhave të qytetit. I vetmi ndryshim në serinë e vjetër është se tani, Dyrrhachium hyri nën kontrollin e Monun-it, emri i sundimtarit dhe titulli i tij si mbret i janë shtuar romanizimit.Veçanërisht emocionuese është të shohësh se mbreti ilir Monun, i cili vjen nga periferia jo-Greke, edhe një herë jep vlerësimin e tij si sundimtar i barabartë përkrah dinastive të nderuara Greke në Epir dhe Maqedoni duke vendosur një titull mbretëror në monedhë. Ndryshe nga mbretërit helenistë të kohës së tij, Monuni nuk kishte monedha të prera me portretin e tij, por thjesht duke shtuar emrin e tij në një monedhë që kishte ekzistuar tashmë për disa kohë. Pas vdekjes së Monunit, Dyrrhachium duket se ka rifituar pavarësinë e tij. Qyteti vazhdoi të presë të njëjtën lloj monedhe, pa emrin e mbretit, por me emrat e zyrtarëve të qytetit.

Monedhat antike, veçanërisht ato nga Apollonia dhe Dyrrhachium, kanë qenë një specialitet i koleksionit të Tübingen që nga themelimi i tyre nga Carl Siegmund Tux në fund të shekullit të XVIII-të. Kjo monedhë e paraqitur këtu në Tübingen u ble në dhjetor 1905 nga tregtarët e monedhave, vëllezërit Egger në Vjenë. Monedha të tjera antike mund të shihen në Muzeun e Universitetit Tübingen në Kalanë Hohentübingen. Monedhën, edhe pse muzeu është i mbyllur, për shkak të pandemisë (Korona), cilido që është i interesuar jashtë Tübingen-it, mund ta shohë falas, në linkun https://www.ikmk.uni-tuebingen.de/object?id=ID3806 në Kabinetin Dixhital të Monedhave të Institutit për Arkeologjinë Klasike.

tun21081103

Vorderseite einer Silbermünze des illyrischen Königs Monounios, Tüb. Inv. SNG 1508. Foto: Stefan Krmnicek, Universität Tübingen.

Aktuelle Informationen zu Corona: Hier klicken

TÜNEWS INTERNATIONAL

Related posts

Contact Us

Magazine Html